Kush jemi?

Rozafa Tuna

Ashtu si vetë emri i legjendës shekullore edhe kompania jonë Rozafa Shpk është kthyer në një korporatë të respektueshme e themeluar në Shqipëri në vitin e largët 1992 e tashmë emër i përveçëm kudo në Mesdhe. Kjo kompani lindi nga dëshira për peshkim e themeluesit të saj, zotit Gjergj Luca, i cili megjithëse i diplomuar në Akademinë e Arteve të Tiranës, e ktheu edhe peshkimin në art.

Me një cikël të mbyllur të biznesit që nis nga peshkimi dhe vazhdon me pastrimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve të ushqimeve të detit, Made by Rozafa dhe Made in Albania janë eksporti i garancisë dhe shijes më të mirë mesdhetare-shqiptare.
Punohet paralelisht me zgjerimin e flotës detare, përpunimin e produkteve dhe me ngritjen e rrjeteve të restoranteve unikë të peshkut.
Nga deti në pjatat e klientit, mbetet filozofia e të vërtetës së punës tonë duke vazhduar të jemi kampionë të cilësisë në të gjitha vendet ku kemi qytezat e ushqimit dhe argëtimit, duke filluar nga Tirana në Labinot të Elbasanit, nga Shkodra në Maliq të Korçës e shumë shpejt në Fier dhe në pikëtakimin kufitar Shqipëri-Kosovë.

Risia tjetër është edhe përurimi i dy restoranteve të reja me shërbimin catering/delivery dhe linja e fastfood-ve.
Kudo ku jetoni apo udhëtoni nëse hasni emrin dhe logon Rozafa bujtni dhe mos nguroni të provoni e të blini prodhimet tona. Janë të freskëta, janë të shijshme dhe janë të shëndetshne porsi pasioni i punës tonë. Janë legjendare e mitike si vetë emri Rozafa, janë unike si vetë Gjergj Luca, themeluesi që aventurën e peshkimit në rini e ktheu në art ashtu siç e mësuan prindërit e tij artistë!